Foda: Jemi të bindur se do ta mposhtim Rumaninë
Tutje, Foda ka shprehur shqetësimin e tij ne gjendjen e fushë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke thënë se ajo nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
“Si për ekipin, ashtu edhe për mua si trajner është hera e parë që po luajmë në këtë fushë të re. Deri më tani nuk kemi pasur ndeshje në shtëpi, tani po e luajmë lojën tonë në shtëpi. Fusha nuk është perfektë, nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, mirëpo ne jemi në shtëpi, i kemi fansat dhe dëshirojmë t’i japim me këtë lojë energji të re”, u shpreh Foda.
Kryetrajneri i “Dardanëve” gjithashtu zbuloi se përmes përvojës së Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqi në Rumani e kanë analizuar në detaje lojën e rivalit të së premtes dhe se tashmë janë të bindur se Kosova do ta fitojë këtë ndeshje.
“Ne në ekip i kemi diskutuar të gjitha detajet, e kemi përvetësuar edhe përvojën e tyre të cilën e kanë në Rumani, e dimë mirë se si luajnë në defanzivë dhe ofanzivë, si janë në kundërsulme dhe jemi të bindur se lojën do ta fitojmë”, ka thënë Foda në fund.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stradiumin “Fadil Vokrri”.