Foda: Kushtet e punës janë shumë të mira, jam mahnitur me Kampin Nacional

17 shkurt 2024 | 17:10

Trajneri gjerman është prezantuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

57-vjeçari gjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

Ai ka thënë se para se të vendos për Kosovën ka pasur një vizitë në Kosovë dhe nga afër ka parë kushtet e punës dhe është ndarë shumë i kënaqur me to.

“Kam vizituar stadiumin e Prishtinës, por edhe Kampin Nacional. Aty pash një punë shumë të shkëlqyer, pash edhe hotelin që po ndërtohet aty për qëndrimin e lojtarëve por edhe kushtet që po bëhen për grupmoshat e reja. Ishte një Kamp shumë i bukur i cili neve do të na mundësojë të punojmë pa asnjë problem në arritjen e objektivave. I përgëzoj drejtuesit e FFK-së që kishin ndërtuar një projekt të tillë i cili ngjanë me ato në Evropë”, ka thënë Foda në konferencën për shtyp. /Ballkani.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, mbrëmë në…