Foda për mungesën e Muriqit: Kemi mjaftueshëm alternativa
07 tetor 2024
| 12:54
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshjet e muajit tetor pa sulmuesin kryesor Vedat Muiqi, i cili është i lënduar.
Përzgjedhësi Franco Foda ka thënë se Muiqi është i rëndësishëm, por se ka alternativa të mjaftueshme për ta zëvendësuar.
“Vedati është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë, kemi mjaftueshëm alternativa, e kemi Rashicën si opsion të parë, pastaj Asllani, por edhe Rrahmani. I kemi pra disa alternativa që mund ta zëvendësojnë Vedat Muriqin”, ka thënë Foda.