Foda për përjashtimin e tre futbollistëve: Vendimin e morëm bashkë me FFK-në
07 tetor 2024
| 13:26
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda në konferencë për medie foli edhe për temën që u diskutua shumë për përjashtimin e treshes Edon Zhegrova, Arjanet Muriq, Florent Muslija.
Ai ka thënë se vendimin për përjashtim e ka marrë bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Vendimi ka ardhur bashkërisht prej trajnerit dhe nga federata. Këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat e kombëtares dhe rrjedhimisht kundër Qipros i kemi larguar”, ka thënë Foda.