Foda: Rrahmani do të jetë i pranishëm në grumbullim

17 mars 2025 | 14:52

Amir Rrahmani pësoi një lëndim në ndeshjen mes Venezias dhe Napolit të dielën në mesditë në kuadër të xhiros 29-të në Serie A.

Qendërmbrojtësi prishtinas u largua nga loja në minutën e 74-të duke ngjallur panik te Napoli, por edhe te Kosova para dy ndeshjeve me Islandën në muajin mars. Megjithatë duket se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp për situatën e Rrahmanit, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

“Rrahmani ka probleme të lehta muskulore, por ai do të jetë i pranishëm në grumbullim”, ka thënë shkurtimisht Foda duke konfirmuar se kapiteni do të jetë pranë ekipit kombëtar.

E këtë grumbullim shkaku i lëndimeve e kanë humbur mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj dhe sulmuesi Fisnik Asllani.

Në vend të kësaj, përzgjedhësi Foda ka ftuar mesfushorin qendror Qëndrim Zyba, i cili po shkëlqen në Superlgiën e Çekisë me Slovan Liberecin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në…