Foda shumë shpejt do të prezantohet si përzgjedhës i Kosovës
16 shkurt 2024
| 16:36
Franco Foda pritet të emërohet përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Trajneri në fjalë gjendet në Kosovë dhe brenda 72 orëve pritet të prezantohet nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Foda fillimisht do të drejtojë Kosovën në ndeshjet miqësore e me pas në Ligën e Kombeve.
57-vjeçari ka drejtuar Sturm Graz, FC Kaiserslautern dhe FC Zürich në nivel klubesh, derisa ishte trajner edhe i Kombëtares së Austrisë.