Foda: Synojmë t’i fitojmë dy ndeshjet

07 tetor 2024 | 13:15

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është optimist se “dardanët” do të shënojnë dy fitore në ndeshjet e këtij muaji, ndaj Lituanisë dhe Qipros në Ligën e Kombeve.

“Do të mundohemi t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Fillimisht do t’i kemi para vetes disa seanca stërvitore, do ta shohim gjatë javës se si do të veprojmë dhe se si do të vendosemi në ndeshje me Lituaninë e me Qipron. Për momentin do të mendojmë vetëm për ndeshjen me Lituaninë, prej së cilës synojmë të dalim mirë”, u shpreh fillimisht Foda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexander Kasanofi, pasuesi i Gabriel Escobar-it si zëvendësndihmëssekretar amerikan i…