Fodeni: Ja çfarë do të bëjë pas pensionimit
I penguar nga disa probleme fizike, Phil Foden ende nuk ka mundur të japë kontributin e tij në fillim të sezonit.
Sulmuesi anglez 24-vjeçar duket se është rikuperuar plotësisht dhe pritet të aktivizohet në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen ndaj Slovan Bratislavës, këtë mbrëmje
Ndërkohë ai vazhdon t’i përkushtohet pasionit të tij më të madh: “Kur të dal në pension, do të hap një ‘vlog’ (një lloj ueb-i TV) për peshkimin. Kur isha rreth pesë vjeç, babai im më merrte gjithmonë me vete për të peshkuar dhe që atëherë më ka pëlqyer gjithmonë. Kam kapur gjithçka: kam filluar me peshq të vegjël, pastaj kam filluar të peshkoj peshq më të mëdhenj si krapi. Më pëlqen çdo lloj peshkimi. Gjatë grumbullimit, para Kampionatit Evropian, ne kishim liqene në fushën e golfit. Do të merrja shkopin tim dhe do të kapja krapin”, tha ai në një intervistë në kanalin YouTube të një marke mjetesh peshkimi.