Fofana nga Monaco kalon te Milani për 25 milionë euro
16 gusht 2024
| 15:26
AC Milan ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Youssouf Fofana nga Monaco.
Lajmin e ka dhënë vetë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, që me anë të një postimi tregoi detajet e fundit nga kjo marrëveshje.
Milani ka rënë dakord të paguajë 23 milionë euro, plus 2 milionë euro bonus, duke bërë disa rregullime nga oferta e tyre e fundit prej 20 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse.
Francezi do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Milanin apo e thënë ndryshe deri në qershor të vitit 2028. Fofana pritet të mbërrijë në Milano shumë shpejt për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas menjëherë të vihet nën urdhërat e trajnerit Paolo Fonseka për fillimin e sezonit të ri.