“FOKUS AWARD 2021” – Ekspozitë Ndërkombëtare e Fotografisë

23 gusht 2021 | 09:51

Ekipi kurator i edicionit të 12-të të FOKUS AWARD – Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë përbërë nga artistët: Elton Koritari, Osman Demiri dhe Burim Myftiu e kanë bërë përmbledhjen kuratoriale për vitin 2021. Ata kanë përzgjedhur  44 artistë nga: Shqipëria, Kosova, SHBA, Italia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Irani, Kroacia, Ukraina, Bosnjë e Hercegovinë, Serbia dhe Sllovenia.

Artistët:

Enis Abdullahu – Kosovë

Zeni Alia – Shqipëri

Richard Arbas – SHBA

Boro Arsovski – Maqedonia e Veriut

Vasilis Artikos – Greqi

Ibrahim Aysil Turqi

Ernest Baba – Shqipëri

Jusuf Bajrami – Zvicër

Ergys Baki – Shqipëri

Ana Batrićević – Serbi

Giuseppe Cardoni – Itali

Francesco Congedo – Itali

Marco Corso – Itali

Antonella Dargenio – Itali

Sualdo Dino – Shqipëri

Parisa Feyzollahi – Iran

Giorgo Galimberti – Itali

Flora Gatsenko – Ukrainë

Florion Goga – Shqipëri

Oxana Grinshteyn – Ukrainë

Armand Habazaj – Shqipëri

Ahmed Hadrovic Turqi

Remzi Hasani – Kosovë

Majid Hojati – Iran

Eliza Hoxha – Kosovë

Arton Humolli – Kosovë

Fehmi Içyer – Turqi

Ognjen Karabegovic – Kroaci

Stepan Kucheriavy – Ukrainë

Marco Marcone – Itali

Diana  Maria – Rumani

Rosa Mariniello – Itali

Melissa Mey – Turqi

Agon Nimani – Kosovë

Blaz Poljansek – Slloveni

Midhat Poturovic – Bosnjë e Hercegovinë

Rina Statovci – Kosovë,

Vlasov Sulaj – Shqipëri

Blerta Syla Surroi – Kosovë

Roni Shishko – Shqipëri

Gent Shkullaku – Shqipëri

Rozafa Shpuza – Shqipëri

Ina Toska – Shqipëri

Ana Vukovic – Mali i Zi

Koncepti i këtij edicioni është MONO.

Sfida e vërtetë është “të hequrit”. Të reduktosh, të konsumosh, të hollosh, të heqësh koret, të thërrmosh deri në esencë. Të qëndrosh larg stimujve të të tjerëve, në unicitetin tënd. MONO, si bazë e mijëra fjalësh të ndryshme nga njëra-tjetra por si një qëndrim artistik për të synuar esencën.

FOKUS AWARD është event më i rëndësishëm i fotografisë në regjion themeluar dhe menaxhohet nga artisti Arben Alliaj – Drejtor Artistik dhe artisti Saimir Ahmeti – Menaxher.

Juria profesionale ndërkombëtare, përbërë nga tre anëtarë, do ta bëjë shpalljen e artistit më të mirë gjatë hapjes solemne të ekspozitës.

Çmimi FOKUS AWARD përfshin edhe një çmim monetary 1000$.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës “FOKUS AWARD 2021” do të bëhet në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier, më 29 shtator 2021 në orën 19:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Lyoni mëngjesin…