FOL-i dhe USAID-i lansojnë “Portalin e prokurimit të hapur dhe transparent”
Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, ka lansuar sot “Portalin e Prokurimit të Hapur dhe Transparent”, i cili është realizuar në kuadër të transparencës dhe luftës së korrupsionit në institucionet e prokurimit.
Në këtë konferencë ishte paraparë që të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, por për shkak të ndryshimit të agjendës, nuk mundi të marr pjesë.
Zëvendësambasadorja amerikane në Kosovë, Colleen Hylande, vlerësoi se prokurimi publik është një fushë që ka nevojë urgjente për rritje të transparencës, kjo ngaqë sipas saj Kosova dhe shtetasit e saj meritojnë të dijnë se çfarë bëhet me taksat e tyre.
Krijimi i këtij portali të hapur për transparencë në prokurim, shërben si bazë e të dhënave e cila mbledh informata nga platforma e prokurimit elektronik e Kosovës dhe ia ofron ato të dispoueshme publikut në një mënyrë lehtësisht të përdorueshme.