FOL-i identifikon mangësitë në zbatimin e ligjit për privatësinë në institucionet publike

24 dhjetor 2024 | 16:24

Lëvizja FOL ka mbajtur të martën diskutimin e formatit “FOL Hapur” për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Komisioneren e Agjencia për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dermaku, ku u diskutua në lidhje me sfidat dhe mangësitë në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë këtij diskutimi u prezantuan edhe gjetjet e raportit hulumtues “Niveli i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Raport mbi rezultatet e anketave”, i cili ofron një pasqyrë të situatës aktuale dhe rekomandime për përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave në institucionet publike.

Raporti theksoi një varg mangësish, përfshirë mungesën e politikave të privatësisë nga institucionet publike; Mungesën e rregulloreve për masat e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale; Mungesën e protokolleve specifike për menaxhimin e të dhënave sensitive; Mungesën e periudhave të përcaktuara për ruajtjen e të dhënave personale, dhe shumë çështje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Sylejman Berisha,…