FOL-i: Mbi gjysma e bizneseve thonë se korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik
Lëvizja “FOL” ka publikuar gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”.
Yllka Buzhala nga Lëvizja “FOL” ka thënë se bizneset e anketuar i takojnë 18 profileve dhe se 60 për qind e anketave janë realizuar në Prishtinë.
Sipas saj, në anketa janë përfshirë biznese që janë pjesë në aktivitete të prokurimit publik. “FOL merret me monitorimin e prokurimit publik. Ka realizuar një varg aktivitetesh siç janë lansimi i portalit transparent. Këtë vit FOL ka fokus edhe bizneset që lidhin kontrata me institucione se sa është prokurimi publik i qasshëm ndaj bizneseve. Sa i përket profilit të bizneseve janë 18 biznese. Ndërsa 60 për qind anketa janë realizuar në Prishtinë. Llojet e prokurimit janë shërbime, ndërtim dhe furnizime”, ka thënë Buzhala.
Ardi Shatri ka thënë se 67 për qind e bizneseve janë ballafaquar me sfidat gjatë pandemisë.
Sipas tij, mbi gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik.
“Mbi gjysma e bizneseve mendojnë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik. Ata që ndikojnë janë zvarritja e proceseve gjyqësore. Prokurimi publik bëhet në formë të hapur. 45 për qind e bizneseve e kanë përmendur tenderin si problem kyç në prokurimin publik. Partitë politike kanë rol se qysh rregullohet prokurimi publik”, ka thënë Shatri.