FOL: Qeveria realizoi 42.7 për qind të Planit të punës për vitin 2020

16 mars 2021 | 12:30

Lëvizja Fol ka publikuar raportin e punës së qeverisë për vitin 2020, sipas të cilët ekzekutivi ka realizuar 42.7 për qind të Planit vjetor të punës.

Erblin Hoxha, koordinator i projekteve në  FOL ja thënë se janë monitoruar Zyra e Kryeministrit dhe 15 ministritë.

Sipas raportit të FOL ndër ministritë që kanë pasur përqindjen më të lartë të realizimit të punës është ajo për Kthim, e Financave, e Zhvillimit Rajonal dhe Pushtetit Lokal.

Kurse ministria me realizimin më të ulët të planit të punës është ajo e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kurse në raport nuk ka të dhëna për Ministrinë e Arsimit e cila sipas Hoxhës ka refuzuar të kthejë përgjigje në kërkesën e tyre.

Realizimi i planeve  të punës nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë sipas FOL:

Zyra e Kryeministrit ka realizuar 28 objektiva me  168 aktivitete  apo  48.2 për qind

Ministria e Shëndetësisë,  51. 8 për qind

Ministria e Punës dhe Mirëqenies, 60 për qind

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, 73.3 për qind

Ministria e Kulturës Rinisë Sportit, 45 për qind

Ministria e Punëve të Brendshme, 55 për qind

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 40 për qind

Ministria e Financave, 80.4 për qind

Ministria e Infrastrukturës, 55 për qind

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, 46.1 për qind

Ministria për Komunitete dhe Kthim, 92 për qind

Ministria e Zhvillimit Rajonal, 94.5 për qind

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 37.5  për qind

Ministria e Drejtësisë, 55.6 për qind

Ministria e Pushtetit Lokal, 95.3 për qind

Ministria e Mbrojtjes, 69.6 për qind

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin…