‘Më falni, por nuk vazhdoj dot’! Papa Françesku nuk lexon dot fjalimin. ‘Po deshët u jap një kopje’!

13 janar 2024 | 14:07

Papa Françesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe këtë e ka vërtetuar në dajen e tij të fundit. Para një grupi komunikuesisht francezë, të promovuar nga Konferenca e peshkopëve të Francës, Papa nuk arriti dot të lexonte një fjalim.

“Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t’ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t’ua dorëzoj për t’ju dhënë të gjithëve, por po mundohem shumë për ta lexuar. Faleminderit për mirëkuptimin”, u tha Papa pjesëmarrësve.

“Dhe tani do t’ju jap bekimin dhe pastaj do t’ju them lamtumirë një nga një, sepse për të thënë lamtumirë nuk duhet të flas”, shtoi Papa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shtetit ofron 15000 euro shpërblim për këdo që…