Fondacioni “Avni Hyseni” mbyll iniciativën për Drinor Gashin: Për 24 orë u siguruan mbi 152 mijë euro
Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” përmes bamirësve ka arritur që brenda 24 orëve të sigurojë shumën e nevojshme për trajtimin shëndetësorë të 27-vjeçarit nga Gjilani, Drinor Gashi.
“Nga Gjilani dhe thellësia e shpirtit ju themi faleminderit secilit prej juve që na besuat, mbështetët dhe së bashku arritëm shumën e 152,500 eurove për vetëm 24 orë”, njofton Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”.
“Besimin e shenjtë dhe mbështetjen e pa rezervë që kemi pas gjithmonë në rrugëtimin shumë vjeçar në Humanizëm tek Bamirësit edhe në rastin e 27 vjeçarit Drinor Gashi nga Gjilani do e ruajmë kudo e në çdo kohë siç edhe do na jep shumë forcë që të vazhdojmë dhe kontribuojmë bashkë si një trup për secilin që ka nevojë”.
“Shuma e siguruar do i shërbej Drinorit i cili fatkeqësisht po lufton me jetën e përball shumë sëmundjeve të rënda edhe pse e kemi kalu kërkesën fillestare prej 100,000 euro por gjendja e tij e rend nuk na jep mundësi qetësie tani për tani”.
“E gjithë shuma e grumbulluar do jetë e deponuar në Fondacionin Humanitar “Avni Hyseni” dhe për çka do që i riu Drinor Gashi ka nevojë, do jemi të gatshëm t’i përgjigjemi”.
Duke lutur Zotin që të bëjë mrekulli dhe të shërohet i riu, Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” mbyll iniciativën për Drinor Gashin nga Gjilani.