Fondacioni “Behgjet Pacolli” shtron iftare gjatë tërë Ramazanit
11 mars 2024
| 12:00
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se fondacioni i tij organizon nga sot e deri në fund të muajit të Ramazanit, iftar në Hajvali.
Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli ka treguar se pjesëmarrja është e lirë për të gjithë pa asnjë procedurë paraprake.
“Të nderuar miq, Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ organizon nga sot e deri në fund të Ramazanit iftar masiv ne Hajvali. Ju ftojmë të ndani me ne gëzimin e iftareve. Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë (edhe familjarisht) pa asnjë procedurë paraprake. Ju presim ne Hajvali, në hallen e tenisit të qendrës ‘Diamond Rezidence”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.