Fondacioni ‘Besa’ ndihmon Vushtrrinë me 200 pako ushqimore
20 prill 2020
| 13:26
Fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata “Germin” kanë vazhduar të hënën me dërgimin e ndihmave në komunën e Vushtrrisë.
Kjo është komuna e tretë që ndihmohet nga kjo fushatë, dhe gjatë këtij aksioni janë shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, ku që të gjitha pakot janë me produkte “Made in Kosova”.
Xhafer Tahiri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, ka falënderuar organizatorët e fushatës për ndihmën e ofruar, duke i bërë thirrje të gjithë diasporës që të vazhdojnë të përkrahin produktet vendore dhe në këtë mënyrë të mbrojnë vendet e punës.