Fondacioni ‘Firdeus’ dhuron 10 mijë kg miell për Skenderajn
Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxhë Elis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohje për këtë ndihmë të dhënë në këtë situatë të rend për vendin.
“Në emrin tim dhe emër të qytetarëve të Skenderajt mirënjohës e falënderues ndaj këtij fondacioni, hoxhës Elvis Naçi dhe aktorit Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tonë”, ka thënë Kryetari Jashari.
I pari i Komunës së Skenderajt, u ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që Qendra për Punë Sociale do t’ua dërgoj ndihmat atyre në shtëpi.
“Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!”, ka thënë ai.