Fondacioni ‘Freskia’ dhuroi 500 maska për Malishevën
Fondacioni “Freskia” ka dhuruar 500 maska mbrojtëse për Komunën e Malishevës.
Zyrtarët e fonacionit “Freskia”, të prirë nga Artan Musliu, këto maska ia kanë dorëzuar shtabit emergjent, përkatësisht kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtorit të Shëndetësisë Liridon Hoti, të cilët e kanë falënderuar fonacionin në fjalë për këtë donacion.
“Ky nuk është donacioni i parë nga fondacioni juaj, pasi edhe më herët keni sjellë edhe pako ushqimore, prandaj unë në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj përzemërsisht. Falë donacioneve ne kemi arritur t’ia dalim mbarë në menaxhimin e situatës, pasi krahas menaxhimit të situatës me virus, është dashur të menaxhohet edhe aspekti social dhe këtë e kemi arrit falë donacioneve të donatorëve”, tha kryetari Begaj. (L.G: ‘Epoka e re’)