Fondacioni Gates akordon 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

05 shkurt 2020 | 20:29

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” u angazhuan sot të investojnë 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit të ri, të shfaqur në Kinë, që ka shkaktuar tashmë vdekjen e 500 personave.

“Organizatat shumëpalëshe, qeveritë, sektori privat dhe organizatat filantropike duhet të punojnë së bashku për të ngadalësuar epideminë, për të ndihmuar vendet të mbrojnë qytetarët e tyre më të ndjeshëm dhe të përshpejtojnë zhvillimin e mjeteve për të zbutur epideminë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Gates, Mark Suzman.

Dhjetë nga 100 milionë dollarë u njoftuan në fund të janarit.

Njëzet milionë do të shkojnë për institucionet si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendrat amerikane dhe kineze të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve si dhe për Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë./ATSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Gani Dreshaj përmes një postimi në llogarinë e vet…