Fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë Euro për trajtimin mjekësor të ish-ushtarit të UÇK-së
11 prill 2024
| 19:28
Fondacioni Golden Eagle ka dhënë një kontribut të vlefshëm prej 10 mijë Euro për trajtimin mjekësor të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bajram Bajselmani.
Kontributi i Fondacionit Golden Eagle është një shenjë e vlerësimit për angazhimin dhe sakrificat e bëra nga ish-ushtarët e UÇK-së në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Kjo ndihmë do të lehtësojë barrën e trajtimit mjekësor për individin në nevojë dhe do të shërbejë si një frymëzim për organizata të tjera dhe individe që të japin ndihmën e tyre në këtë drejtim.
Fondacioni Golden Eagle tregon vazhdimisht solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për veteranët e luftës dhe familjet e tyre, duke shprehur përkushtimin për të përmirësuar jetën e tyre.