Fondacioni Golden Eagle ndan 30,000 euro për Policinë e Kosovës
Pronari i FRUTEX-it, Shaqir Palushi i cili drejton fondacionin Golden Eagle, nga ndarë për Policinë e Kosovës, 30,000 euro. Palushi u ka bërë thirrje njerëzve të mirë që të kontribuojnë në këtë fond të krijuar për Policinë.
“Krahas sfidave me ndikim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të shoqërisë, Policia e Kosovës duhet të posedojë edhe fondin e saj për ti mbuluar shpenzimet e familjeve të policëve të rënë në detyrë, apo të lënduar dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.”, ka shkruar ndër tjera Palushi.
Njoftimi i plotë i tij:
Fondacioni Golden Eagle bënë thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës dhe ndan 30,000 euro për këtë fond
Fondacioni Golden Eagle shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor i cili ra në detyrë në mëngjesin e sotëm.
Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri…
Krahas sfidave me ndikim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të shoqërisë, Policia e Kosovës duhet të posedojë edhe fondin e saj për ti mbuluar shpenzimet e familjeve të policëve të rënë në detyrë, apo të lënduar dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.
Ne si Fondacion do të marrim iniciativën për krijimin e këtij fondi.
Deri në themelim të tijë të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë, mjetet mund ti kalojnë në llogarinë e Fondacionit Golden Eagle.
Së bashku për Kosovën!