Fondacioni Jahjaga ndan certifikata për 10 gra nga Gjakova e Drenasi
Në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara”, fondacioni Jahjaga ka ndarë dhjetë (10) certifikata për pesë gra nga Drenasi dhe pesë nga Gjakova të cilat janë trajnuar në fushën e shkathtësive të buta, trajnim ky i ofruar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Këto shkathtësi do t’ju ndihmojnë grave të trajnuara që të jenë në gjendje të përgatisin CV-të sipas kërkesave të punëdhënësve, të dinë si të kërkojnë për vende pune, si të përgatiten për intervistë para punëdhënësve prospektivë, etj., duke iu ndihmuar kështu që të përgatiten sa më mirë për tregun e punës.
Trajnimi për shkathtësi të buta do të pasohet nga trajnimi në profesione specifike për të njëjtat përfituese, çka do t’i rritë mundësitë që këto gra të gjejnë punësim të qëndrueshëm. Ky projekt u mundësua nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Fondacioni Jahjaga drejtohet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
/Epoka e re/