
Fondacioni “Jahjaga” nënshkruan memorandum bashkëpunimi me UP-në
25 mars 2025
| 15:29
Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot Fondacioni “Jahjaga” ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës.
Sipas saj, ky memorandum është një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit për zhvillimin e arsimimit, kërkimit shkencor, fuqizimit dhe përgatitjes së studentëve për shumë fusha jetësore.
“Arsimimi është një nga ambasadorët më të fuqishëm në botë andaj bashkëpunimi ynë për zhvillimin e mëtejmë të kësaj sfere është detyrë ligjore dhe morale.
E falënderoj rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Arben Hajrullahu, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin. Na priftë e mbara!
Vetëm bashkë arrihen gjërat e mëdha!”, ka shkruar Jahjaga në llogaritë e veta në rrjete sociale.