Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi QKMF-së në Podujevë dy aparate për prodhim të oksigjenit
10 dhjetor 2020
| 14:08
Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, ka vizituar të enjten Komunën e Podujevës, me ç’rast nga Fondacioni “Labinot Tahiri” Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ia ka dhuruar dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e falënderoi humanistin Tahiri për aparatet e dhuruara, për të cilat tha se janë shumë të nevojshme për QKMF-në, duke pasur parasysh situatën pandemike me Covid-19, në të cilën ndodhemi.
(Q.R / Epoka e re)