Fondacioni Shakira do të ndërtojë dy shkolla në Kolumbi
05 nëntor 2018
| 11:19
Shakira ka hedhur themelet e dy shkollave në Kolumbi, në vendlindjen e vet. Këngëtarja dhe filantropja e famshme ka vizituar javën që lamë pas qytetin historik të Cartagenas dhe vendosi gurëthemelet e para në një shkollë që do të shërbejë për 1 000 fëmijë.
Pastaj edhe në qytetin e Barranquillas ajo inauguroi ndërtimin e një strukture të ngjashme për dhjetëra nxënës të tjerë. Ndërtimi i shkollave do të financohet nga Pies Descalzos, një fondacion i drejtuar nga Shakira, që aktualisht menaxhon tri shkolla për fëmijët pa përkrahje.