Fondacioni ‘Soros’ ndanë 1.5 milion euro donacion për IKShPK-në për blerjen e testeve PCR

10 shtator 2020 | 10:57

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se fondacioni “Soros” ka ndarë 1.5 milion euro donacion për blerjen e testeve PCR për nevojat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Zemaj ka thënë se ky donacion është një kontribut i vlefshëm për rritjen e fuqisë diagnostikuese për Covid-19.

“Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se fondacioni ‘Soros’ ka ndarë 1.5 milion euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare”, ka thënë Zemaj.

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3380566498656873

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel do të udhëtojë…