Fondi i 3 përqindëshit, Apeli merr një vendim për rastin
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që t’i aprovojë si të bazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, ndërsa është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.2022/17, i datës 08.12.2020, ashtu që kjo çështje penale, do t’i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe vendosje.
Me aktgjykimin e ankimuar, të akuzuarit N. O. dhe A. G., janë shpallur fajtor, për shkak të veprës penale shpërdorimi, nga neni 257 paragrafi 3. lidhur me paragrafin 1. të KPRK dhe ndaj të akuzuarve secilit veç e veç, është shqiptuar me dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga tre (3) vjetëve, të cilat dënime të akuzuarit do t’i mbajnë, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve, Gjykata e Apelit e Kosovës ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, andaj edhe si i tillë duhet të anulohet dhe kjo çështje penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.