Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton për 15 milionë euro  fonde të efiçiencës së energjisë

20 maj 2020 | 17:11

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEF) njofton të gjitha Komunat e interesuara për përmirësimin e efiçiencës së energjisë̈ në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve që të aplikojnë̈ për të marrë pjesë në Projektin Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE) të mbështetur nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“KEEF si një institucion i ri në vend ofron një paketë të shërbimit të plotë, duke përfshirë sigurimin e financimit, auditimin e energjisë, planin teknik, prokurimin dhe mbikëqyrjen e kontraktuesve, masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale, matjen dhe raportimin e kursimit të energjisë”, thuhet në njoftimin e KEEF.

Shpallja është bërë publike me datën 20 prill 2020 dhe tanimë aplikimet kanë filluar.

“Në dispozicion janë rreth 15 milion euro që do të përdoren si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës”.

Aplikacionet shqyrtohen sipas radhës që është pranuar (d.m.th., ai që është pranuar i pari do të shqyrtohet i pari), prandaj aplikimet e hershme kanë më shumë mundësi për t’u financuar.

Informata më të hollësishme mund të gjeni nga faqja www.fkee-rks.net apo në zyret e FKEE-së.

Kujtojm se dje kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe menaxheri komunal për energji, Afrim Prokshi, kanë pritur në takim drejtorin e Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala i cili ishte i shoqëruar nga anëtari i Bordit të këtij fondi, Artan Berisha. (A. M / Epoka e re).

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrian Mariapa zbulon se është ai lojtari i infektuar me…