Fondi i Sigurisë – kështu mund të bëhet transferi i parave nga diaspora

03 mars 2022 | 17:27

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është hapur llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë.

Përmes këtij Fondi do të mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

Por, si mund të bëhet transferi i mjeteve financiare nga jashtë Kosovës?

Sipas instruksioneve të Thesarit të Kosovës, emri i llogarisë bankare është Fondi i Sigurisë.

Emri i bankës përfituese është Banka Qendrore e Kosovës me adresë: Bulevardi “Nënë Tereza”, Objekti Qeveritar, Nr. 1, Kati 10, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Numri xhirollogarisë është 1000400070008619, kurse IBAN është XK051000400070008619.

Kodi i SWIFT apo BIC-it është CBRKXKPRXXX.

Këto të dhëna janë për ato transfere në valutë të euros.

Për sa i përket bankave ndërmjetësuese, Thesari thotë se janë dy prej tyre – Deutsche Bank AG dhe Raiffeisen Bank International AG.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i talentuar i Llapit, Valmir Veliu, është lojtari më…