![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/BB-1.jpg)
Fondi për sigurimin bujqësor, temë diskutimi në mes të Mustafës dhe Mazrekut
13 shkurt 2020
| 16:14
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku së bashku me drejtorin ligjor të Shoqatës Venhar Hana kanë takuar të enjten në Prishtinë ministrin e ri të bujqësisë Besian Mustafa.
“Pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta javën e kaluar në Istog, Pejë dhe Klinë kam filluar të takohem me institucionet relevante për jetësimin e fondit për sigurimin bujqësor, që fermerët tanë në të ardhëm t’ju bëjnë ballë fatkeqësive natyrore pa frikën e falimentimit. Në këtë drejtim, sot takova Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës” ka shkruar ministri Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/