Fondi për Zhvillim Komunitar ndihmon IKSHPK-në për luftimin e Covid-19
Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF po vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e pandemisë Covid -19 në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë së Covid-19, në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF ka dorëzuar: Aparaturën për testimin për Covid-19 të njohur si RT PCR, Sistemin robotik për përgatitjen e testimeve me RT PCR dhe Material shpenzues për këto testime.
“Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me Covid-19. Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.
/Epoka e re/