Fonseca do të shkarkohet, ky pritet të jetë trajneri i ri i Romës

30 prill 2021 | 13:53

Nëse kishte qoftë dhe një dyshim, tashmë gjithçka duket e përcaktuar, humbja tensitike 6-2 kundër Manchester United ka vendosur përfundimisht fatin e Paulo Fonseca.

Gjashtë ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni, pesë në Serie A dhe një në Europa League për të mbyllur më pas aventurën e tij në krye të Romës. Tekniku portugez nuk ka asnjë shans të konfirmohet më në stolin e Romës, i mbetet vetëm ta mbyll me ndër për ti siguruar verdhekuqve një vend në Europa League.

Pas dy sezoneve, presidenti Friedkin ka vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë në kryeqytet Maurizo Sarri. Ish-trajneri i Napoli, Chelsea dhe së fundmi Juves, është kthyer në preferencë të parë edhe pasi Allegri refuzoi të marrë drejtimin e Romes. Pas vetëm një viti pushim, Sarri pritet të rikthehet në këtë mënyrë të drejtojë sërish në Serie A. Në lidhje me Fonseca, portugezi do të transferohet në Premier League për të marrë drejtimin e Crystal Palace.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Moskë njoftoi se po zvogëlon numrin e…