Fonseca: Duhet të jemi perfekt për të fituar ndaj Liverpoolit

17 shtator 2024 | 11:30

Sonte në Ligën e Kampionëve, Milani përballet me Liverpoolin.

Sipas trajnerit Paulo Fonseca në “San Siro” pritet një atmosferë elektrizuese, derisa për të fituar ndaj anglezëve duhet një Milan i pagabueshëm.

“Kemi nevojë për dashurinë e tifozëve tanë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne për të treguar se sa vlejmë. Fitoret sjellin gjithnjë besim, por me Liverpool do të jetë një ndeshje ndryshe. Skuadra po rritet, të fitosh të bën gjithnjë mirë. Liverpool është një skuadër e madhe, një skuadër me individualitet dhe që pozicionohet mirë. Ne duhet të jemi perfekt për të fituar. Nuk duhet të gabojmë në asgjë. Unë e konsideroj Liverpool si një nga skuadrat më të mira në Evropë”, u shpreh trajneri i Milanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U mbajt konferenca e tretë ndërkombëtare, e organizuar nga Qendra…