Fonseca: Fitore në një ndeshje dhe moment të rëndësishëm

23 shtator 2024 | 11:22

Trajneri i AC Milan, Paulo Fonseca është i lumtur me fitoren që e arriti skuadra e tij në derbi ndaj Interit (2-1). Ai ka thënë se që një kohë të gjatë Milani nuk ka krijuar raste aq shumë ndaj Interit deh se kjo fitore ishte plotësisht e merituar.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, si të gjithë ndeshjet derbi, nuk fitonim prej kohësh, por kjo ishte e rëndësishme edhe për momentin që po kalonim. Djemtë zbritën në fushë me shumë guxim, e merituam fitoren pasi kisha shumë kohë që nuk shihja një skuadër e cila të krijonte kaq shumë raste kundër Interit”, ka thënë Fonseca, i cili ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Për mua, në aspektin personal nuk ndryshon asgjë, pasi unë nuk shikoj dhe nuk dëgjoj se çfarë thuhet. Sigurisht, të fitosh një derbi është gjithnjë speciale, tani do të jetë një javë ku do të kemi më shumë besim, është e rëndësishme që djemtë të jetë të qetë dhe të besojnë në atë që bëjnë, kjo ishte një fitore për ata”, u shpreh Fonseca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SPAK ka njoftuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin…