Fonseca: Jemi të zhgënjyer me rezultatin, por të kënaqur me paraqitjen

02 tetor 2024 | 11:48

Trajneri i AC Milan, Paulo Fonseca është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij edhe përkundër humbjes në përballjen e Ligës së Kampionëve me Bayer Leverkusen (1-0).

“Kjo është ndeshja më e mirë që kemi bërë që në fillim të sezonit. Në veçanti, në fraksionin e dytë krijuam shumë raste, kjo nuk është e lehtë kundër një ekipi si Leverkusen. Sigurisht, jemi të trishtuar, të zhgënjyer për shkak të rezultatit, por i kënaqur për guximin dhe mënyrën se si e luajtëm këtë ndeshje”, theksoi trajneri i Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen e mposhti Milanin me rezultat 1-0, në ndeshjen…