Fonseca: Më e vështirë të luash kundër Monzas. Ancelotti: Ekipi nuk po jep më të mirën

06 nëntor 2024 | 11:46

Në dy momente kyçe të sezonit, në derbin kundër Interit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, Milani i tij zhvilloi dy super sfida duke dalë triumfues, dy suksese të rëndësishme që largojnë “hijet” mbi trajnerin Fonseca.

Tekniku portugez nuk e fshehu gëzimin pas fitores në “Bernabeu”, duke zbuluar dhe recetën e suksesit: “Fituam pasi lojtarët luajtën me guxim, erdhën këtu pa pasur frikë nga askush. U treguam të zotë që mbajtëm topin në këmbë, më pas të kujdesshëm duke i goditur në momentin e duhur. Ndeshjet evropiane janë të ndërlikuara, janë shumë ndryshe nga ato të Serie A. Është më e vështirë të luash kundër Monzas e Cagliarit se sa kundër Realit. Tani duhet të vazhdojmë të rritemi”, u shpreh Fonseca.

I ndryshëm është diskutimi në Spanjë, ku të gjithë në radhët e Realit, nga trajneri Carlo Ancelotti deri tek lojtarët, kanë përfunduar nën akuzë pas një ecurie shumë negative. “Nuk kishte asnjë reagim pas asaj ndeshje kundër Barcelonës. Shpesh ishim të zhbalancuar, nuk arrinim të rikuperonim topin. Duhet të jemi të përgatitur pasi ekipi nuk po jep më të mirën. Duhet ta nisim nga poshtë pasi ndeshjet tani ndërlikohen.

Milani tregoi epërsi në duelet një kundër një, ndërsa ne u treguan të lehtë, jo efikas”, ka deklaruar Ancelotti. 6 pikë në 4 ndeshje janë shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi si Real Madrid, ndërsa kjo fitore e dërgon Milan në të njëjtën kuotë pikësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të…