Fonseca: Ndeshje pa intensitet, Leao duhet të punojë për ekipin
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka folur për “Sky” pas suksesit 3-1 ndaj Club Brugge në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
“Luajtëm një ndeshje pa intensitet, shumë ngadalë. Jo mirë kundër një ekipi me mbrojtje të ulët. Kur hynë Okafor dhe Chukwueze, ndeshja ndryshoi dhe ata sollën energji. Pas golit të dytë bëmë gjëra shumë të mira”, ka thënë Fonseca.
“Camarda? Ai dhe skuadra e kishin merituar këtë moment. Do të ishte një moment shumë i bukur por të konsiderohej goli i rregullt. Një i ri që e meriton të jetë në grup dhe që ka punuar shumë për të qenë këtu. Ai do të shënojë shumë gola në të ardhmja, është vetëm fillimi”, ka deklauar Fonseca, i cili foli edhe për zëvendësimin e Leaos: “Nuk ka asnjë problem specifik me Leaon, asnjë ndëshkim. Më duheshin Okafor dhe Chuku, Rafa gjithashtu duhet ta kuptojë këtë dhe të punojë për të ndihmuar ekipin si të gjithë lojtarët”.