Fonseca, trajner i ri i Milanit
12 qershor 2024
| 15:27
Paulo Fonseca do të jetë trajner i ri i Milanit. “Rossoneri” pritet që shumë shpejt ta zyrtarizojnë angazhimin e trajnerit portugez, i cili do ta pasojë të larguarin Stefano Pioli.
Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano shkruan se dokumentet janë nënshkruar javën e kaluar dhe se gjithçka është gati për t’u zyrtarizuar marrëveshja. Stafi i tij do të nënshkruajë sot dhe në kohën e duhur klubi do ta nxjerrë njoftimin zyrtar.
Fonseca ka nënshkruar me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2026, ndërsa rroga e tij fillestare do të jetë 2,5 milionë euro, me mundësi vazhdimi të kontratës. Milani e mbylli sezonin si nënkampion i Italisë, ndërsa u eliminua nga garat evropiane dhe mbeti pa trofe.