Fonseca, trajner i Romës
11 qershor 2019
| 11:59
Klubi i Romës i ka dhënë fund pritjes dhe ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Paulo Fonseca.
Portugezi do të drejtojë verdhekuqtë për dy sezonet e ardhshme dhe nëse çdo gjë shkon mirë, mund zgjasë marrëveshjen për vitin e tretë. Fonseca do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Klubi e ka zyrtarizuar teknikun nëpërmjet një komunikate zyrtare, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit. Fonseca la Shakhtarin, aty ku bëri një punë të mrekullueshme, duke krijuar një ekip simpatik që luan futboll sulmues.
46-vjeçari nuk do ta ketë të lehtë të bëjë një ekip të fortë dhe kompetitiv te Roma, pasi shumë lojtarë kërkojnë të largohen nga verdhekuqtë.