“Forbes”-i shpall modeluesen më të paguar për vitin 2018
21 dhjetor 2018
| 11:42
Kendall Jenneri është shpallur modeluesja më e paguar në botë nga “Forbes”. Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj. Ajo mundi supermodelueset dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bundchen. Të ardhurat e Jennerit janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha “Adidas”, “Estee Lauder” dhe “Calvin Klein”.