
‘Forbes’: Merkeli nuk ka rivale, gruaja më e fuqishme për vitin 2019
13 dhjetor 2019
| 10:33
Edhe për këtë vit kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është renditur si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.”
Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA Nancy Pelosi.