Forbes: Rihanna tani është zyrtarisht një miliardere
Kur Robyn Fenty, e njohur në botë si Rihanna, nisi Fenty Beauty në vitin 2017, kërkoi që të krijonte një kompani kozmetike që “gratë kudo të ndiheshin të përfshira”.
Tashmë kjo linjë e bukurisë e ka ndihmuar këngëtaren e famshme që të hyjë në një nga gradat më ekskluzive në botë: miliardere.
“Forbes” shkruan se tani Rihanna ka një pasuri prej 1.7 miliardë dollarë. Kjo e bën atë muzikanten femër më të pasur në botë dhe e dyta pas Oprah Winfrey, si artistja më e pasur femër.
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj, rreth 1.4 miliardë dollarë, vjen pikërisht nga kompania Fenty Beauty. Sipas “Forbes”, Rihanna zotëron 50 për qind të saj. Ndërsa pjesa tjetër e pasurisë vjen nga aksionet e saj në kompaninë e të brendshmeve, Savage X Fenty, me vlerë prej rreth 270 milionë dollarë. Gjithashtu nuk mungojnë as fitimet nga karriera e saj si muzikante dhe aktore.