‘Forbes’ shkruan për vizitën e Grenellit në Kosovë: Diplomacia në hije e Trumpit në skenë

12 nëntor 2021 | 14:45

Revista amerikane “Forbes” ka analizuar ardhjen në Kosovë të ish-të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Ish-presidenti Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij ambasadori Rick Grenell, një ish-ambasador dhe mbështetës besnik i Trump-it, vizitoi kufirin Serbi-Kosovë në një përpjekje për të promovuar paqen midis dy vendeve, e cila mund të duket se përfaqëson një mision të politikës së jashtme në emër të ish-presidentit”, ka shkruar kjo revistë.

Në artikullin e saj të titulluar: “Diplomaci në hije” e Trumpit? vendos “ambasadorin” për të adresuar tensionet Serbi-Kosovë me autor Nicholas Reimann është theksuar se si Trumpi, derisa ishte president, ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama që ishin të angazhuar në atë që ai e quajti “diplomaci në hije”.

“Ndërsa ishte president, Trumpi ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama që angazhoheshin në atë që ai e quajti ‘diplomaci në hije’. Në vitin 2018, ai sulmoi ish-sekretarin e shtetit, John Kerry për takimin me zyrtarët iranianë në një përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, duke thënë se veprimet e Kerry ishin ‘ndoshta të paligjshme’. Trumpi njoftoi më 8 maj 2018 se ShBA-ja po tërhiqej nga marrëveshja”, shkruan “Forbes”.

Kujtojmë se Trumpi dje në një komunikatë për media ka theksuar se i dërguari i tij, ambasadori Richard Grenel, ka vizituar Merdaren dhe ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së Uashingtonit.

Zyrtarët nga Kosova dhe Serbia patën firmosur ujdinë brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) do…