“Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë”
Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Forcës sot ka vizituar kazermën Adem Jashari.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë.
“Sot, i nderojmë të arriturat e ushtrisë tonë moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është kontribuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO”, ka shkruar Osmani.
Postimi i saj:
Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë.
Dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Liria dhe Ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike.
Sot, i nderojmë të arriturat e ushtrisë tonë moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është kontribuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO.
Një moment i vërtetë krenarie shënimi i Ditës së Forcës bashkë me gratë dhe burrat tanë në uniformë. ??