Forca të KFOR-it bllokojnë liqenin e Ujmanit

04 gusht 2018 | 09:04

Liqeni i Ujmanit që gjendet afër Zubin Potokut që nga mesnata është bllokuar nga pjesëtarë të forcave ushtarake paqeruajtëse të KFOR-it dhe nuk lejojnë askënd që të ofrohet.

“KosovaPress”, mëson se forcat e KFOR-it kanë bllokuar mbrëmë këtë pjesë dhe krejt kjo është bërë të përcjell edhe me helikopterë.

Është raportuar se do të ketë trazira në veri për shkak se serbët do të tentojnë ta shpallin autonominë më 5 gusht (nesër) ndërsa sot në Beograd është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës është mbledhur dje në Prishtinë ku kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se situata është e qetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka bërë me…