Me forca të Njësisë Speciale rrënohet 11 katëshja pa leje në Mitrovicë
02 qershor 2018
| 11:38
Ndërtesa 11 katëshe e cila gjendet afër shkollës fillore “Bedri Gjina” në Mitrovicë, ka filluar sot të rrënohet.
Ky vendim erdhi nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për shkak se ishte ndërtuar pa leje.
Bahtiri ka thënë mes tjerash se do ta respektojë ligjin i cili do të vlejë njëjtë për të gjithë dhe pa dallim.
Në vend ngjarje janë parë edhe forca të Njësisë Speciale.