Forca të shtuara të policisë, veteranët futen në oborrin e Kuvendit

06 qershor 2022 | 11:00

Veteranët e luftës së UÇK-së që po protestonin para Kuvendit të Kosovës, kanë hyrë në oborrin e tij.

Sipas raportimeve të medieve, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër siç kanë thënë, diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve,…