Forca ushtarake e Kosovës krah 11 shteteve në mbrojtje të Ukrainës

20 nëntor 2024 | 14:35

Kosova është një nga shtetet që i është bashkuar operacionit “Interflex”, një nismë globale organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar që deri më tani ka trajnuar mbi 50 mijë rekrutë ukrainas.

Ky bashkëpunim ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën dhe angazhimin e saj për lirinë dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare.

Operacioni “Interflex”, tani përfshin një koalicion gjithnjë në rritje të vendeve, përfshirë edhe Rumaninë dhe Estoninë.

Trajnimi fokusohet në rritjen e aftësive dhe gatishmërisë së forcave ukrainase për të përballuar sfidat e sigurisë, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.

“50 000 rekrutë ukrainas janë trajnuar nën operacionin I’nterflex’, duke përmirësuar aftësitë dhe gatishmërinë e tyre. Kosova, Rumania dhe Estonia janë kombet më të fundit që i janë bashkuar këtij përpjekjeje globale, duke qëndruar të bashkuar për lirinë dhe qëndrueshmërinë”, është thënë në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka patrulluar të mërkurën…